Regjistrohu për info

Arkivi

Janar 2015
H Ma E P Sh D
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Hoxhaj dënon sulmet mbi ambasadat e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë

Prishtinë, 17 shtator 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj përmes telegrameve të dërguara Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle dhe Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, ka dënuar ashpër sulmet ndaj ambasadave të këtyre shteteve në pjesë të ndryshme të botës.
Shkarko me rezolucion më të madh

Në këto telegrame, Ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës shpreh keqardhjen për aktet e papranueshme që kanë ndodhur në disa shtete, duke dënuar ashpër sulmet kundër misioneve diplomatike e konsullore të këtyre shteteve dhe personaliteteve që përfaqësojnë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë në këto vende.

Hoxhaj po ashtu shpreh mbështetjen e plotë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për angazhimet e fuqishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e saj po bëjnë për zhvillimin e lirisë dhe demokracisë në të gjitha anët e botës.

Prapa

Stay Connected with MFA

Zëvendëskryeministri Thaçi urohet nga Presidenti Obama dhe sekretari Kerry

26.01.2015

Prishtinë, 26 janar 2014 – Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka pranuar të hënën urimet për Vitin e Ri 2015, nga Presidenti Barak Obama dhe familja e tij si dhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit,...më shumë

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Begu, me rastin e vdekjes së Ajri Begut

26.01.2015

Me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit dhe ekonomistit të njohur Ajri Begu.më shumë