Regjistrohu për info

Arkivi

Tetor 2014
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Çadi njeh Republikën e Kosovës

Prishtinë, 1 qershor 2012 – Republika e Çadit është vendi i 91 që njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.
Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Përmes një note verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e Republikës së Çadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

“Qeveria e Çadit njofton MPJ të Republikës së Kosovës se Republika e Çadit edhe formalisht njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në notën verbale të Qeverisë së Çadit.

Një muaj më parë (02 maj 2012), ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në Ambasadën e Çadit në Paris kishte zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Çadit, Moussa Faki Mahamat.

Në këtë takim, ministri Hoxhaj kishte marr konfirmimin nga homologu i tij, që Republika e Çadit shumë shpejt do të publikojë vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Njohja e Republikës së Çadit vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucioneve tjera të përfshira në procesin e njohjeve po bëjnë përpjekje maksimale për përmbylljen e plotë të këtij procesi.

Çadi ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin.

Republika e Çadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km2 në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë mbi 10 milionë banorë. Kryeqytet i Çadit është N´Xhamena (N´Djamena). Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas Kushtetutës së miratuar, Çadi është një Republikë Presidenciale.

Prapa

Stay Connected with MFA

Hoxhaj takim lamtumirës me Fulen, falënderim për MSA-në dhe mbështetjen për anëtarësimin në organizata (VIDEO)

24.10.2014

Bruksel, 24 tetor 2014 – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Bruksel pas vizitës në Beograd, ku ka takuar gjatë ditës së premte Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule, i cili e përfundon mandatin e tij në fund...më shumë

Gjermania dhe Franca nominojnë bashkërisht Selimin

24.10.2014

Prishtinë, 24 tetor 2014 - Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Ambasada e Republikës së Francës kanë nominuar bashkërisht zëvendësministrin e Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi, për programin e festimit të...më shumë