Na ndiqni në:

Ambasadori Peci ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Islandës

Reykjavik, 16 maj 2012 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Stockholm, Lulzim Peci, në një audiencë solemne në rezidencën presidenciale në Reykjavik, ia ka dorëzuar dje letrat kredenciale, Olafur Ragnar Grimsson, President i Republikës së Islandës.

Ambasadori Peci e falënderoi Presidentin Grimsson për njohjen e hershme të Republikës së Kosovës nga Republika e Islandës, me të cilin akt është vënë bazamenti i marrëdhënieve shumë të mira dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet dy vendeve mike.

Ai në vazhdim e njoftoi Presidentin Grimsson për progresin e arritur në Kosovë me theks të veçantë në integrimin e komuniteteve pakicë, marrëdhënieve me fqinjët dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja.

Presidenti Grimsson e vlerësoi si moment historik për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Islandës, akreditimin e Ambasadorit Peci në Reykjavik, dhe i dha përkrahje të plotë në përmbushjen e misionit të tij.

Ai i dha mbështetje të veçantë bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Islandës dhe Republikës së Kosovës në fushën e ekonomisë, forcimit të lidhjeve kulturore dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë.
 
Me aktin e dorëzimit të letrave kredenciale Presidentit Grimsson, Ambasada e Republikës së Kosovës në Stockholm e mbulon Republikën e Islandës si mision diplomatik jorezident i akredituar në Reykjavik.

Singapori njeh Kosovën si shtet i pavarur dhe janë vendosur marrëdhëniet diplomatikeMPJ dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, marrëdhëniet me Turqinë janë të shkëlqyeraPas njohjes nga Singapori, Kosova përfiton nga Programi i Bashkëpunimit të këtij shtetiHoxhaj në konferencën për diplomaci kulturore: Kjo dekadë është e shqiptarëve të suksesshëm në art, kulturë e sport