Na ndiqni në:

Le Monde: Kosova simbolike eksporton harmoninë ndërfetare

Prishtinë, 2 korrik 2015 - Gazeta prestigjioze franceze "Le Monde" ka botuar sot një reportazh nga konferenca e katërt ndërkombëtare ndërfetare e mbajtur në Kosovë në maj të këtij viti. Le Monde raporton për folësit e ndryshëm të kësaj konference të cilët këtë nismë e quajnë shtyllë të diplomacisë publike të Kosovës. Po jua përcjellim në tërësi shkrimin e botuar në të përditshmen Le Monde.

Në një hotel në Sheshin Nëna Terezë, 200 pjesëmarrës nga e gjithë bota dëgjuan fjalët e Atifete Jahjagës, kryetares së Kosovës, e cila i hapi punimet e konferencës. Prania e përfaqësuesve e grupeve fetare të Kosovës dëshmoi një paqe dhe unitet që mund t’i zinte në befasi shumë të pranishëm. Kështu, Igumani ortodoks Sava Janjiq vuri në dukje se “feja nuk ka luajtur asnjë rol në shkaktimin e luftës që e kishte gjakosur Kosovës”. Ejup Ramadani, shef kabineti tek Bashkësia Islame e Kosovës bëri thirrje për “zhdukjen e ekstremizmit, kudo që mund të jetë fshehur”. Vikari gjeneral i Kosovës, Dr. Don Lush Gjergji, nga radhët e komunitetit katolik, një pakicë shumë e vogël, por një pjesë përbërëse e popullit shqiptar, nënvizoi se “askush nuk ka arritur të thyejë unitetin fetar në vend, një vlerë të cilën Kosova do të duhej eksportuar”.

Për të përmbyllur këtë seancë, kryerabini i dikurshëm i Norvegjisë dhe ish zëvendës ministri izraelit Michael Melchior, ka ndarë me të pranishmit një nga përvojat e tij më të fuqishme në fushën e dialogut ndërfetar. Më 2014, ndërsa po përgatitej për festën hebraike të Yom Kippur-it në Izrael, kishte marrë informacione se ekstremistët po përgatiteshin për të shkaktuar trazira mes hebrenjve dhe myslimanëve, duke përfituar nga rastësia e datave me festën e Kurban Bajramit – në njërën anë, agjërimi, në tjetrën gostia... Me të mësuar për këtë kërcënim, ai kontaktoi me imamët lokalë me të cilët, bashkërisht, ata arritën të evitonin një gjakderdhje. Në përmbyllje, rabini Melchior theksoi se “fetë janë OJQ-ja më e madhe në botë".

E veçanta e kësaj konference ishte fokusi në gjetjen e zgjidhjeve në kuadër të luftës kundër urrejtjes në internet. Drejtoresha ekzekutive për politika të produkteve pranë Facebook, Monika Bickert, ofroi një prezantim gjithëpërfshirës mbi strategjitë të rrjetit më të madh social në botë në këtë fushë. Diskutimet e zhvilluara pasqyruan edhe rrugën që të rinjtë mund të ndjekin për t’u bërë aktivistë të paqes, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të jashtëm kosovar, Petrit Selimit.

 

Në të vërtetë, kjo ngjarje është një nga shtyllat e “diplomacisë digjitale” të Kosovës e cila dëshiron të përçojë modelin e një shoqërie laike me shumice myslimane gjithandej botës. Grupe të vogla të aktivistëve të rinj, që ishin pjesë e debatit, të tile si francezët e shoqatës “Coexister” (“Bashkëjetoj”),  qe erdhën në Kosovë për të ndarë përvojat e tyre me të rinjtë dhe aktorë të tjerë, duke përfshirë një numër të madh të amerikanëve.

Ndër pyetjet e bëra, ishte edhe roli dhe përgjegjësia e medieve në kuptim të njohurive që kanë dhe prezantimin që i bëjnë feve. Së këndejmi duhet të theksohet se vlerësimi i angazhimit të medieve në këtë fushë nuk ka qenë gjithmonë i favorshëm për “pushtetin e katërt”. Një temë e rëndësishme për t’ua parandaluar ekstremistët që të gjejnë argumente per kauzen e tyre.

Linku me shkrimin burimor: http://www.lemondedesreligions.fr/actualite/le-symbolique-kosovo-organise-sa-4e-conference-interreligieuse-01-07-2015-4841_118.php