Na ndiqni në:

Java e Tolerancës feston diversitetin dhe dialogun në Kosovë

Prishtinë, 17 maj 2013 - Java e Tolerancës në Kosovë, që do të zhvillohet nga 20-26 maj, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur. Mbi 300 mysafirë nga gati 50 shtete nga pesë kontinente do të vijnë në Kosovë.

Respekti dhe mirëkuptimi ndërmjet komuniteteve është një prioritet i rëndësishëm për Kosovën, duke pasur parasysh historinë e gjatë të diversitetit fetar në vend, dhe trashëgiminë historike, sidomos atë të viteve të fundit.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri tha: “Ne, si parlament, me interesim të veçantë po i presim ngjarjet e shumta që do të shënojnë vlerat tradicionale të tolerancës të popullit paqedashës të Kosovës. Nga Guri i Paqes i Hiroshimës e deri te përvjetori i dhjetë jubilar takimit të Grupit të Mëngjesit të Lutjeve në Evropën Juglindore, ngjarje të ndryshme do të bashkojnë liderë botërorë në Kosovë, duke konfirmuar dëshirën tone për të dhënë një kontribut për paqen dhe pajtimin global.”

Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi tha: “Me kënaqësi po e pres Javën e Tolerancës, dhe u uroj mirëseardhje të ngrohtë liderëve ndërkombëtarë fetare dhe vizitorëve të cilët do të në bashkohen që të shohin nga afër se Kosova është laike për nga karakteri i saj, dhe se ka një respekt të madh për diversitetin dhe dialogun.”

Selimi shtoi: “Shumica e njerëzve anembanë botës dinë për luftën e Kosovës. Por ata nuk e dine se komunitetet fetare kanë jetuar këtu së bashku në paqe për shumë breza me radhë. Trashëgimia jonë kulturore ka marrë formë nga ky diversitet, i cili përfshinë edhe myslimanët, katolikët, ortodoksët dhe hebrenjtë. Xhamitë dhe kishat mund gjenden pranë njëra tjetrës në shumë qytete tona. Jemi të angazhuar për dialog ndërfetar dhe për respekt për të gjithë.”

Ati Donald Reeves nga organizata bamirëse e Mbretërisë së Bashkuar, Soul of Europe, tha: Organizata ime është krenare që mbështetë këtë tubim unik global në Kosovë, i cili do të jetë i një rëndësia të jashtëzakonshme për debatin bashkëkohor mbi fenë dhe tolerancën. Jemi shumë tëlumtur që po punojmë së bashku me institucionet e Kosovës për të mundësuar një debat progresiv mbi këto tema.”

Java e Tolerancës do të fillojë të hënën, më 20 maj, 2013, ndërsa Kosova do të merr Gurin e saj për Paqe, duke iu bashkuar kështu grupit të qyteteve që kanë nderuar viktimat e luftës, me hapësirën kushtuar tyre, me urime për një botë më paqësore. Ky gjest simbolik është përcjellur nga njerëzit e Hiroshimës së Japonisë në të gjithë globin. Guri për Paqe do të vendoset në Muzeun Kombëtar në një ceremoni të organizuar nga kryetarja Atifete Jahjaga së bashku me zëvendësministrin e Kulturës, Hajdin Abazi, dhe kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa.

Inaugurimi i Monumentit të Holokaustit nga kryeministri Hashim Thaçi, më 23 maj, në vendin ku ndodhej sinagoga hebreje e fundit e Prishtinës, do të shndërrohet në një rikujtim të përhershëm i pranisë së rëndësishme të komunitetit të vogël hebraik të Kosovës. Kosova gjithashtu do të ndajë me të pranishmit kodin shqiptar të Besës ose “të nderit’ falë të cilit shumë myslimanë shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nga fundi i javës, takimi i dhjetë jubilar i Grupit të Mëngjesit të Lutjeve në Evropës Juglindore (Lutja Kombëtare e Mëngjesit) do të organizohet në Prishtinë nga Kuvendi i Kosovës, nga 24-26 maj, në të cilin gjithashtu do të marrin pjesë kryetarja, kryeministri dhe lideri i opozitës, Isa Mustafa.

Konferenca ndërfetare e cila do të zhvillohet në Pejë, nga 24-26 maj, do të jetë gjithashtu një forum i rëndësishëm për debat dhe dialog kritik për çështjet ndërfetare në Kosovë. Ministri Hoxhaj, së bashku me organizata ekumenike nga Kosova dhe Britania e Madhe, do të jenë nikoqirë të 160 mysafirë, duke përfshirë edhe prijësit e komuniteteve dhe ekspertë nga 42 shtete për të diskutuar mbi çështjet e dialogut ndërfetar në Evropë dhe në botë.

Për informacione më të hollësishme lidhur me ndonjërën nga këto ngjarje, luteni ta vizitoni uebfaqen Interfaith Kosovo, www.interfaithkosovo.org , ose ndiqni @InterfaithKosovo në twitter përmes #Interfaith #Kosovo.

Ose kontaktoni Zyrën për Medie të Ministrisë së Punës së Jashtme në: artan.behrami@rks-gov.net , ose drilon.zogaj@rks-gov.net.