Na ndiqni në:

Ministri Hyseni priti zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, znj. Elisabeth Walaas

Ministri Hyseni dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Elisabeth Walaas, biseduan për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës.

Prishtinë, 20 tetor 2008

Ministri Hyseni e falenderoi Qeverinë norvegjeze për përkrahjen e pakursyer dhe të vazhdueshme dhënë Kosovës. Ai e njoftoi zv. Walaas me të arriturat e Republikës së Kosovës që nga dita e shpalljes së pavarësisë dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së saj.

Po ashtu, u bisedua për mundësitë e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe investimet e mundshme, duke marrë parasysh gjithë pasuritë natyrore dhe njerëzore që ka vendi ynë.
Në takim u bisedua edhe për procesin e njohjeve dhe angazhimin maksimal të Ministrisë së Punëve të Jashtme për përmbushjen e pikësynimeve të saj.

Zëvendësministrja e Norvegjisë, Walaas, shprehu edhe një herë vendosmërinë e Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë për ta përkrahur shtetin e ri të Kosovës edhe më tej. Ajo, po ashtu, theksoi gatishmërinë e qeverisë së vendit të saj për të ndihmuar lidhur me shtrirjen dhe funksionimin e plotë të EULEX-it. 

Deklaratë e MPJ-së në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian mbi KosovënDeklaratë për mediaZëvendësministri Dedaj: Arbëreshet janë krenaria heroike e Arbërisë!Zëvendësministri i Jashtëm Gjergj Dedaj nderohet nga Arbëreshët