Na ndiqni në:

Vendet afrikane po punojnë fort rreth gjetjes së konsensusit për njohjen e Kosovës

Ministri Hyseni, gjatë ditës së djeshme, në kuadër të takimeve lobuese, ka takuar edhe ambasadorin e Republikës së Bashkuar të Tanzanisë në OKB, z. Augustine P. Mahiga, me të cilin pati një bisedë të shkëlqyeshme.

Në bisedën e gjatë dhe miqësore, ministri Hyseni e ka njoftuar ambasadorin Mahiga me proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, me historinë e përpjekjeve të saj për pavarësi, për procesin e gjatë negociator, si dhe më arsyet që çuan në shpalljen e koordinuar të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Ministri Hyseni ka kërkuar njohje për Kosovën nga Tanzania, votë kundër projekt rezolutës serbe, si dhe ndihmë nga ky vend udhëheqës i radhës i Unionit Afrikan për të sensibilizuar vendet e këtij unioni që të mos e përkrahin nismën serbe dhe që të njohin pavarësinë e Kosovës sa më parë që të jetë e mundur.
Ambasadori i Republikës së Bashkuar të Tanzanisë e ka siguruar ministrin Hyseni se vendi I tij dhe Unioni Afrikan po e ndjekin me kujdes rrugën nëpër të cilën po kalon Kosova si dhe zhvillimet e saj. Ai e ka përgëzuar ministrin Hyseni për arritjet e Kosovë dhe është shprehur se vendet afrikane po punojnë fort për të gjetur një konsensus sa i takon njohjes së Kosovës.

Sqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet PacolliMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonZëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine CamilleriMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e Evropës