Na ndiqni në:

Republika e Nigerit dhe Republika e Guinea Conakry njohin pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 16 gusht 2011 - Republika e Nigerit dhe Republika e Guinea Conakry kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, duke e rritur në 79 numrin e shteteve që e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Notat verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga këto dy shtete afrikane, janë dërguar në Kosovë nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës, Behgjet Pacolli, i cili po zhvillon një turne lobues për njohjen e Kosovës, në shumë vende të Afrikës.

Republika e Nigerit, shtrihet në Afrikën Perëndimore dhe ka një sipërfaqe prej rreth  1 milion e 300 mijë kilometrash katrorë, duke qenë shteti më i madh i Afrikës Perëndimore.
Nigeri është një shtet në zhvillim dhe ka rreth 15 milionë banorë.

Republika e Guinea Conakry ndodhet në Afrikën Perëndimore.  Më herët e njohur si Guinea franceze, ky shtet ka një popullsi prej rreth 10 milionë banorësh të cilët i përkasin njëzet e katër grupeve etnike të ndryshme. Sipërfaqja e Guineas është rreth 250 mijë kilometra katrorë.
 

Pacolli në Samitin e Londrës, flet për rëndësinë e bashkëpunimit të rinisë dhe përmirësimin e perspektivës së tyreMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesit e Fondacionit Heritage, vlerësohen arritjet e Kosovës në Indeksin për Liritë EkonomikeMinistri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar do të bashkëpunojnë ngushtë në adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës në KosovëZëvendësministri Hoti: MPJ do të jetë në shërbim të komunave të Kosovës