Na ndiqni në:

Kolumbia premton përkrahje të përhershme për Kosovën

Pjesë e axhendës së takimeve të djeshme të ministrit Hyseni ka qenë edhe takimi me homologun e tij, ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, Jaime Bermudez. Ndërsa e ka njohur homologun e tij me zhvillimet aktuale në Kosovë, ministri Hyseni po ashtu e ka falënderuar atë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kolumbisë.

Ai ka theksuar se njohja e Kosovës nga ana e Kolumbisë shenjon fazë të rëndësishme të procesit të njohjes ndërkombëtare të shtetit më të ri në botë.
Ministri i Jashtëm kolumbian ka përgëzuar edhe një herë ministrin Hyseni për pavarësinë e Kosovës dhe ka uruar popullin e Kosovës për hapin historik. Ai ka garantuar se përkrahja e Kolumbisë për Kosovën do të jetë e përhershme. 

Ministri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe LidosZëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet Pacolli