Na ndiqni në:

Ministri Hyseni takon në Nju Jork kryediplomatin e Kuvajtit

Delegacioni i Kosovës ka vazhduar në Nju Jork, serinë e takimeve me personalitete të larta botërore, me qëllim të qartë lobimin për pavarësinë e Kosovës dhe kërkesën drejtuar vendeve të OKB-së për mosvotimin e iniciativës serbe.

Në kuadër të takimeve të shumta, dje, Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, pati një takim me zëvendëskryeministrin e Kuvajtit, njëherit ministër i Jashtëm, Sheikh Muhammad al-Sabah al-Salem al- Sabah. Me bashkëbiseduesin e tij, ministri Hyseni pati një bisedë të frytshme, ku rrahu tema të shumta. Ai e njohu kryediplomatin kuvajtjan me rrjedhën e proceseve në Kosovë, me gjendjen e sigurisë dhe gjendjen ekonomike të saj, me mundësitë që ofron Kosova për investime etj.
Pa dyshim temë themelore e takimit ishte njohja e pavarësisë së Kosovës dhe rezoluta serbe për Kosovën.

Ministri Hyseni i ka bërë homologut të vet kuvajtjan një rezyme të qartë për procesin historik nëpër, të cilin ka kaluar Kosova, deri te pavarësia e saj. Po ashtu, ai ka kërkuar që Kuvajti ta njohë Kosovën shtet sovran dhe të pavaruar. Ndërkaq, ai ka kërkuar nga ministri i jashtëm i Kuvajtit që vendi i tij të mos e votojë rezolutën serbe.
"Votimi i rezolutës serbe do të dëmtonte raportet në rajon e sidomos ndërmjet Kosovës e Serbisë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ky është një fakt, që është fituar pas shumë përpjekjesh dhe në fund të një procesi të gjatë negociator, që nuk dha rezultat", ka nënvizuar ministri Hyseni. Vota kundër rezolutës serbe, është votë e arsyes, ka përfunduar ministri i jashtëm i Kosovës. 

Vijon vizita e ministrit të jashtëm të Kosovës në Sofje: takim me shefen e Komisionit të Politikës së jashtme të Kuvendit të Bullgarisë dhe pjesëmarrje në Forumin e Odave të Tregtisë dhe Industrisë së dy vendeveDeklaratë e MPJ-së në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian mbi KosovënSqarim për mediaFjalimet e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, dhe Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu, me rastin e nderimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli me titujt: Qytetar Nderi i Kukësit dhe Nderi i Qarkut Kukës