Na ndiqni në:

Vendimi për njohjen nga Maqedonia do të merret shpejt

Gjatë ditës së sotme, Presidenti Sejdiu dhe ministri i jashtëm, Hyseni kanë pasur një takim me presidentin e Maqedonisë, z. Branko Cërvenkovski. Në këtë takim u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërfqinjësore ndërmjet dy vendeve. U bisedua po ashtu, për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë.

Por, padyshim që, temë themelore e takimit ishte çështja e njohjes së Kosovës nga Maqedonia. Udhëheqësit kosovarë argumentuan sërish nevojën e njohjes së Kosovës nga vendet fqinjë. U theksua se njohja e Kosovës është garanci për sigurinë në rajonin tone.
Presidenti Cërvenkovski çmoi lart bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Maqedonisë dhe u angazhua për thellimin e këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat.
Cërvenkovski bëri të ditur se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia do të mirret shpejt. 

Ministri i Jashtëm Pacolli nis vizitën zyrtare në Principatën e Lihtenshtajnit, do të vazhdojë në Konfederatën zviceraneMinistri i Jashtëm Pacolli takohet me Ministren për Punë të Jashtme të Principatës së Lihtenshtajnit, vullnet i dyanshëm për thellimin e bashkëpunimitMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë në Holandë, mbështetja holandeze për liberalizimin e vizave e rëndësisë së veçantëZëvendësministrin Dedaj ka pritur në takim stërnipin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Loris Castrioti