Na ndiqni në:

Kiribati njeh Republikën e Kosovës

Prishtinë, 25 tetor 2010 – Republika e Kiribatit ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kiribatit ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një note verbale se ky vend ka marrë vendim për njohjen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me datë 21 tetor 2010.

Në të njëjtën kohë, Republika e Kiribatit ka shprehur gatishmërinë që me Republikën e Kosovës të lidhë marrëdhënie bilaterale diplomatike për zhvillimin e raporteve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve në fushat politike, tregtare dhe ekonomike. 

Zëvendës-ministrja Vuniqi takon përfaqësues të Dubai Expo 2020, mirëpret mundësinë që Kosova të merr pjesë në këtë ngjarje botëoreDeklaratë e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, në lidhje me mos-lejimin e hyrjes të karateistëve të Kombëtares së Republikës së Kosovës në Republikën e SerbisëFillon në Sunion, ministeriali i Grupit të Vishegradit, plus vendeve të Ballkanit perëndimor, ku ministri Pacolli po merr pjesë me ftesë të homologut të tij grek, Nikos KotziasMinistri i jashtëm Behgjet Pacolli adreson ministerialin e vendeve të Procesit të Vishegradit plus 4 vende të Ballkanit Perëndimor, me një fjalim ku tregon lidhjet e forta të Kosovës me Europën