Na ndiqni në:

Ministri Hyseni priti Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit të Shtetit z. Stweart Jones

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Skender Hyseni, priti sot në një takim pune Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit të Shtetit z. Stweart Jones (i cili ka zëvendësuar znj. Rosemary Di’ Carlo). Gjatë takimit u rrahën tema të shumta, të cilat kishin në spikamë Kosovën dhe ecurinë e saj pas pavarësisë.

Prishtinë, 11 shtator 2008

Ministri Hyseni dhe z. Stweart Jones ndanë pikpamjet e tyre mbi zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e njohjeve të shtetësisë së Kosovës, nismën serbe për mendim juridik të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sesionin e 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe axhendën e palës kosovare për lobim, ecurinë e politikës së jashtme të Kosovës, marrëdhëniet me fqinjët etj.

 
Ministri Hyseni e njohu bashkëbiseduesin e tij me zhvillimet në Kosovë dhe objektivat e politikës së jashtme të Kosovës, ndërsa z. Stweart Jones përshëndeti dhe çmoi lart punën e qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të saj, duke ndarë vlerësimin sidomos në politikën e ndjekur me fqinjët. 

Zëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha i reagon patriarkut serb: Deklarimet e tij janë konstatime për keqardhje dhe jashtë frymës së festësZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëMinistri i Jashtëm Pacolli në shtypin e Emirateve e Bashkuara Arabe: Nuk e harrojmë kontributin e Sheikh Zayedit për ndihmën e Emirateve dhënë KosovësMinistri i Jashtëm Pacolli në Emirate të Bashkuara Arabe, flet për shtet-ndërtimin dhe ndërlikimet në diplomaci