Na ndiqni në:

Kosova vazhdon ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar, anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë

Kuebek, 9 korrik 2018 – Republika e Kosovës vazhdon ta fuqizojë subjektivitetin e saj ndërkombëtarë në Organizata të ndryshme rajonale, evropiane dhe botërore.

Në sesionin e 44-të të mbledhjes plenare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, që po mbahet në Kuebek të Kanadasë, më 9 dhe 10 Korrik, 2018, Kuvendi i Republikës së Kosovës u anëtarësua në këtë organizatë me mbështetje konsensuale nga të gjithë anëtarët e pranishëm.


Të pranishëm nga delegacioni kosovarë ishin, znj. Flora Brovina, deputete në Kuvendin e Kosovës dhe znj. Tefta Kelmendi, përfaqësuese e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.


Ky anëtarësim është rezultat i një pune dy vjeçare e udhë​hequr nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kuvendi i Kosovës, me qëllim të një mobilizimi edhe më të fuqishëm të institucioneve të Kosovës në favor të Frankofonisë.


Bashkëpunimi ndërkombëtarë ndër-parlamentar apo i diplomacisë parlamentare është i rëndësishëm në avancimin e shtetit tonë në çështje që janë me interes të përbashkët të qytetarëve të Kosovës dhe të hapësirës frankofone.


Kjo organizatë përbëhet nga 52 anëtarë me të drejta të plota, 14 anëtarë asociues dhe 17 vëzhgues, dhe synon angazhimin e Parlamenteve në çështje politike, por edhe bashkëpunim ndër-parlamentar në fushat e arsimit, kulturës, barazisë gjinore, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.


Ky anëtarësim i Kuvendit të Kosovës në APF është në linjë me angazhimin dhe punën e Institucioneve të Kosovës drejt një bashkëpunimi më të fuqishëm me vendet frankofone në botë.


Që nga viti 2014, Parlamenti i Kosovës ka qenë anëtar vëzhgues i këtij institucioni.

Ministri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar do të bashkëpunojnë ngushtë në adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës në KosovëPacolli në Samitin e Londrës, flet për rëndësinë e bashkëpunimit të rinisë dhe përmirësimin e perspektivës së tyreMinistri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Greqia po thellojnë bashkëpunimin, Forumi Ekonomik në mes dy vendeve në vjeshtëZv/Kryeministri Pacolli në Samitin e Londrës: Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellur rezultate, është koha për Marrëveshje përfundimtare