Na ndiqni në:

Ministri i jashtëm Pacolli takoi përfaqësuesit e agjencisë japoneze JICA, diskutohet krijimi i zonës ekonomike japoneze në Kosovë

Prishtinë, 14 qershor 2018 – Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, priti në një takim të veçantë një delegacion të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar - JICA, të kryesuar nga Drejtori për Evropë, Miyazaki Kiyotaka.

Në këtë takim është diskutuar për aktivitetet dhe projektet në Kosovë të kësaj agjencie, me theks të veçantë për projektet mjedisore, infrastrukturore, zhvillim urban, si dhe trajnimet që çdo vjet ofron kjo agjenci, si për sektorin qeveritar, po ashtu edhe atë privat.


Ministri i Jashtëm Pacolli, duke falënderuar përfaqësuesit e JICA-s për kontributin në Kosovë, ka diskutuar për idenë e krijimit të një zone të veçantë ekonomike për investitorë japonezë në Kosovë.


Po ashtu, Pacolli ka informuar ata për zhvillimet në vend, në veçanti investimet që janë bërë në Kosovë në shumë fusha.

LIBERIA RIAFIRMON ZYRTARISHT MARRËDHËNIET BILATERALE ME KOSOVËN NËPËRMJET NJË DEKLARATE PËR SHTYP Ministri i Jashtëm Pacolli nis vizitën zyrtare në Principatën e Lihtenshtajnit, do të vazhdojë në Konfederatën zviceraneZëvendësministrin Dedaj ka pritur në takim stërnipin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Loris CastriotiMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë në Holandë, mbështetja holandeze për liberalizimin e vizave e rëndësisë së veçantë