Na ndiqni në:

Zëvendës Ministri Hoti merr pjesë në promovimin e krijimtarisë shqiptare në Malmë të Suedisë

Malmë, 19 dhjetor 2017 – Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme, z. Besnik Hoti ka marrë pjesë në promovimin e krijimtarisë shqiptare në Malmë të Suedisë, ku janë promovuar veprat “The terror of Serbian Occupier over Albanians” dhe “NATO Intervention in Kosovo”, si dhe filmin dokumentar “Dëshmitë e heshtura” të Nusret Pllanës. Ky aktivitet është organizuar Qendra Kulturore e Kosovës në Suedi në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Po në këtë ditë është hapur edhe ekspozita e piktores shqiptare Florie Lule Bajraktari me titull “Drejt lirisë”.

Me këtë rast, Zëvendës Ministri i Jashtëm Hoti ka vlerësuar se pjesëmarrja në këtë promovim është nder për të. Sipas tij, është e rëndësishme që të hidhet dritë mbi një ngjarje të kobshme ndaj vendit tonë, dritë mbi masakrat serbe të zhvilluara në kushtet e pamëshirës.

“Bota duhet të njihet në mënyrë faktike, me argumente shkencore që hedhin dritë mbi një anë të përgjakshme të vendit tonë. Këto burime bibliografike, janë një dëshmi e gjalle e robërimit tonë, janë një gurë themeli në dëshmimin e historisë sonë”, ka thënë ai.

Hoti më tej ka shprehur mirënjohje për siç ka thënë “këta mentar të penës dhe mendjes të cilët kanë mbledhur këto thesare intelektual, të cilët do të ju shërbejnë gjeneratave pasardhëse”. 

Zëvendësministri i Jashtëm Besnik Hoti priti në takim një delegacion nga Ambasada franceze në PrishtinëFjalimet e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, dhe Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu, me rastin e nderimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli me titujt: Qytetar Nderi i Kukësit dhe Nderi i Qarkut KukësMinistri i Jashtëm Pacolli: Përfaqësimi diplomatik i Kosovës në Kostarikë, i rëndësishëm për prezencën tonë në Amerikën LatineDeklaratë për media