Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli pret një delegacion të BE-së, diskutohen çështje të sigurisë

Prishtinë, 15 Dhjetor 2017 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pritur një delegacion të Lartë nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm, për Politikën e Përbashkët të Sigurisë, Mbrojtjes dhe Përgjigje ndaj Krizave, z. Pedro Serrano.

Në kuadër të këtij takimi Ministri i Jashtëm, Pacolli i ka njoftuar mysafirët nga BE-ja mbi gjendjen e përgjithshme aktuale të sigurisë në vend, veprimet dhe politikat e tanishme të ndërmarra nga ana e Institucioneve respektive, si dhe planifikimin për të ardhmen.

Nga ana e tyre, zyrtarët e BE-së kanë vlerësuar punën dhe angazhimin e Institucioneve vendore dhe kanë shprehur interesim dhe gatishmëri për rritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit reciprok në lidhje me këto çështje. 

Ministri i jashtëm Pacolli takoi përfaqësuesit e agjencisë japoneze JICA, diskutohet krijimi i zonës ekonomike japoneze në Kosovë Ministri i jashtëm Pacolli pranon kredencialet e Konsulles së Përgjithshme të Turqisë në PrizrenZëvendëskryeministri Pacolli takoi homologun nga Luksemburgu Asselborn, ri-konfirmohet vazhdimi i mbështetjes për KosovënZëvendëskryeministri Pacolli fton kompaninë e njohur Paul Wurth S.A. për investim në Kosovë