Na ndiqni në:

Ministri i Jashtëm Pacolli në Këshillin Atlantik: Vetëm zhvillimi ekonomik mund të zgjidh konfliktin ndër-etnik

Uashington D.C., 30 Nëntor 2017 – Shansi i vetëm efektiv për Ballkanin Perëndimor për të përmirësuar standardin jetësorë dhe vetëdijen e qytetarëve të saj është prosperiteti i shpejtë dhe bashkëpunimi ekonomik në mes vendeve të këtij rajoni.

Kështu ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në adresimin e tij në Konferencën e Këshillit Atlantik në panelin “Investimi në të ardhmen: a munden ndërmarrësit ta rregullojnë Ballkanin?

“Unë, gjithëherë kam qenë i vetëdijshëm se vetëm zhvillimi ekonomik mund të zgjidh natyrshëm konfliktin ndër-etnik, duke përfshirë, gjithashtu atë në rajonin tonë”, është shprehur Ministri i Jashtëm Pacolli, duke theksuar edhe rëndësinë e krijimit të Zonave të Lira Ekonomike, që mund ta kenë në këtë drejtim.

“Rajoni ka 20 milion njerëz, që kanë të hyra mesatare të ulëta për kokë banori, me pak se dhjetë mijë dollarë në vit. Siç e shihni, ne jemi rajoni më i varfër në Evropë. Në anën tjetër, rajoni ka potencial për të ofruar mundësi më të mira jetësore për njerëzit e saj, me të ardhura më të larta, pasiqë ka burime njerëzore të kualifikuara, burime të shumta natyrore, një popullsi të re dhe dinamike, kushte të favorshme klimatike, vendndodhje të mirë gjeografike, qasje në tregun evropian…”, ka theksuar Ministri Pacolli.

Në vazhdim të prezantimit , ai shpalosi edhe vizionin e tij, në lidhje me hapat dhe veprimet, që do të ndikonin në një zhvillim të qëndrueshëm dhe të shpejtë ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Softueri, apo kura ime biznesore për sëmundjet politike të Ballkanit, ndër të tjera parashikonte:
prishje të status-kuosë në marrëdhëniet ekonomike midis vendeve tona dhe lojtarëve kryesorë të tij…;
prishje të monopoleve: pozitave dominante të shteteve në bujqësi, energji, trafik ajror… z. Daqiq e di shumë mirë se Serbia është duke dominuar në vendin tonë me transport, bujqësi, energji, hapësirën ajrore...;
injektim të praktikave më të mira organizative në kompanitë tona;
Partneritete Publiko Private;
ndryshim të modeleve të zhvillimit, duke liberalizuar ekonomitë tona;
duke rritur peshën e shërbimeve;
duke modernizuar industrinë e minierave nëpērmjet menaxhimit modern, akcesit në tregun e kapitaleve;
duke fuqizuar infrastrukturën e të gjitha llojeve dhe duke shfrytëzuar më së miri burimet njerëzore dhe natyrore të vendeve të rajonit;
duke bërë një integrim ekonomik rajonal dhe depolitizim të kompanive shtetërore në rajon të tilla si kompanitë e trafikut ajror, hekurudhat, sistemet e prodhimit të energjisë elektrike, sistemet e transmetimit të energjisë elektrike, menaxhimi i autostradave, minierave dhe fushave të tjera, të cilat duhet të integrohen në Holdingje ndërkombëtare ose rajonale me PPP efektive dhe t\'u sigurojnë atyre menaxhimin profesional”, ka potencuar Ministri Pacolli.

Tutje, ai i ftoi edhe kompanitë nga shteti pritës, që të rrisin prezencën dhe investimet e tyre në rajon dhe në Kosovë.

“Ka vend për më shumë kompani amerikane dhe le të gjejnë nxitjet e duhura për t\'u angazhuar në këtë sfidë të madhe zhvillimi. Ka shumë mundësi për këto kompani siç është qasja e lirë në tregun e BE-së…”, u shpreh ai.

Në të njëjtin panel diskutimi me Zëvendës-Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm z. Pacolli ishte edhe homologu i tij nga shteti fqinj --Serbia, Ivica Daqiq. Në margjina të kësaj konference Ministri Pacolli u takua në një takim të përbashkët jo-formal me homologët e tij nga shtetet fiqnje, ato nga rajoni si dhe zyrtarë të lartë nga shteti pritës.
 

Ministri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Austri, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në Organizata NdërkombëtareMinistri i Jashtëm, Pacolli, pranon letër falenderimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo, vlerësohen marrëdhëniet strategjike dhe speciale në mes dy vendeveKomunikatë për mediaZëvendësministri i Jashtëm Berisha takoi kardinalin shqiptar Ernest Troshani