Na ndiqni në:

Zëvendëskryeministri Pacolli vizitë zyrtare në ShBA, pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë

Prishtinë, 28 Nëntor 2017 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar sot pasdite për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vizitën e tij të parë zyrtare në këtë shtet, që kur ai pranoi detyrën e tij.

Në kuadër të kësaj vizite Ministri i Jashtëm, Pacolli do të ketë takime të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin Amerikan të Shtetit, Kongresmenë dhe personalitete tjera të larta në shtetin pritës.

Veç takimeve të shumta, që pritet t’i zhvillojë gjatë qëndrimit të tij në Uashington, ministri Pacolli, do t’i adresohet edhe konferencës së organizuar nga Këshilli Atlantik, “Një stuhi që po vjen, formësimi i së ardhmes së Ballkanit në një kohë të pasigurisë”, në panelin “Investimi në të ardhmen: a munden ndërmarrësit ta rregullojnë Ballkanin?

Në koferencën e Këshillit Atlantik pritet të marrin pjesë edhe Ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit.
 

Zëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyMinistri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në HolandëMinistri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e Përfaqësuesve