Na ndiqni në:

Zëvendëskryeministri Pacolli pranon Notën Verbale të njohjes nga Madagaskari

Paris, 25 Nëntor 2017 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pranuar zyrtarisht Notën Verbale të njohjes së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Republika e Madagaskarit, pas një takimi, që zhvilloi me homologun e tij nga ky shtet, në margjina të takimit të vendeve të Frankofonisë, që po mbahet në Paris.

“Urime Kosovë, Faleminderit Madagaskar. Nga sot, Kosova dhe Madagaskari kanë nga një mik më shumë. Falenderimet e mia të sinqerta për popullin, Presidentin dhe Qeverinë e Madagaskarit”, ka thënë Ministri i Jashtëm, Pacolli.

Në kuadër të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur zotimet e tyre të dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve si edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike për t’i hapur rrugë përfaqësimit diplomatik në nivel Ambasadorësh në mes dy vendeve respektive.
Madagaskari është një shtet, që ndodhet në brigjet jug-lindore të Afrikës.

Zëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në Vatikan takon Antoine CamilleriAmbasadori Norvegjisë priti Zëvendësministrin e jashtëm, Gjergj DedajMinistri i Jashtëm Pacolli në takimin me homologun nga Emiratet të Bashkuara Arabe: EBA do të rrisë mbështetjen për njohje dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare Ministri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e Evropës