Na ndiqni në:

Zëvendësministri Berisha pret në takim ambasadorin austriak, Gernot Pfandler

Prishtinë, 21 nëntor 2017 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, ambasadori Anton Berisha, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler.

Temë e takimit ishte thellimi i marëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve, si dhe vazhdimi i përkrahjes së Austrisë në përparimin e përgjithshëm të Kosovës dhe në proceset integruese evropiane.

Në mënyrë specifike është biseduar për procesin e MSA-së, liberalizimin e vizave dhe mundësive që çështjet e mbetura të kapërcehen në një periudhë sa më të shpejtë që është e mundur për të mbajtur hapin kohor.

Ishte konstatim i përbashkët se raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve të vazhdojnë edhe më tutje.

Zëvendësministri Berisha priti në takim ambasadorin e Çekisë, Ivo ŠilhavyMinistri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari Tillerson