Na ndiqni në:

Mbahet Konferenca rajonale e sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”

Prishtinë, 14 nëntor 2017 - Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, dhe në partneritet me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, ka filluar Konferenca rajonale e sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë.”

Në fjalinë hyrëse, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka vlerësuar se Kosova në dhjetëvjetorin e saj ka dëshmuar se është duke kontribuar si shtet faktor i paqes, stabilitetit dhe forcimit të demokracisë në regjionin e Ballkanit.Duke folur për kontributin e Kosovës në dinamikat e sigurisë globale, Veseli ka theksuar se vendi dhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të merr edhe përgjegjësi të tjera.

“Transformimi i saj në Ushtri të Kosovës është proces i pandalshëm, i domosdoshëm dhe në interes të të gjitha palëve që aspirojnë integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në strukturat evro-atlantike. Duke qenë i tillë dhe besojmë se shumë shpejt ky process do të përmbyllet, në harmoni me kushtetutën dhe vullnetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Shteti i Kosovës është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, padallim etnie apo religjioni, dhe të gjithë përfitojnë nga avancimi dhe fuqizimi i tij”, ka thënë kryetari i Kuvendit Veseli.

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka folur fillimisht për sfidat e sigurisë globale, duke vlerësuar se se asnjë shtet nuk është i vetë-mjaftueshëm për sigurinë nacionale.Ai më tej ka folur edhe për objektivat e shtetit të Kosovës në aspektin e sigurisë rjanonale dhe më gjerë, duke potencuar nevojën e bashkëpunimit ndër-shtetëror. “Kosova si shtet e ka të vendosur rrugën e vet: Ne nuk jemi shtet neutral në aspektin ushtarak dhe të politikës së jashtme. Ne duam dhe e meritojmë të anëtarësohemi sa më shpejt në NATO. Ne e duam NATO-n të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë. Ne kemi të drejtë dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për të themeluar Forcat e Armatosura të Kosovës”, ka thënë kryeministri Haradinaj, ndërkohë ka shtuar se Kosova synon që brenda kësaj dekade (pra, deri në vitin 2020), të arrijmë fazën e Dialogut për Anëtarësim me NATO-n.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në adresimin e tij para të pranishmëve, ka falënderuar komunitetin ndërkombëtarë dhe NATO-n për kontributin e dhënë në Kosovë, ndërkohë ka kërkuar që Kosova të fillojë procesin e anëtarësimit në NATO.“Prania e KFOR-it e domosdoshme, por fillimi i negociatave për anëtarësim në NATO është i domosdoshëm. Kosova multietnike – në NATO-n shumëkombëshe. Në Kosovë flamujt e NATO-s – duam që në NATO të valojë flamuri i Kosovës, në Kosovë shumë ekspertë të NATO-s, duam që edhe ekspertët e Kosovës të jenë në NATO. Duam që Kosova të kontribuojë me ekspertizën e vet në NATO dhe misionet e NATO-s jashtë”, ka thënë ministri i jashtëm Pacolli.

Në këtë konferencë ka folur edhe Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem. Ai ka inkurajuar palët e dialogut, Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë dialogun, pasi sipas tij, kjo është rruga që NATO mbështet.“Është shumë me rëndësi dhe NATO-ja i mbështet përpjekjet për dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem.

Lidhur me transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomacinë Publike, Tacan Ildem theksoi se kjo duhet bërë përmes ndryshimeve kushtetuese.Ai ka folur edhe për të ardhmen e rajonit. "Ne mbështesim aspiratat euroatlantike të popullit në rajon dhe besojmë fuqishëm se vlerat demokratike, sundimi i ligjit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore nuk janë luks, por parakushte për paqe dhe zhvillim".

Në këtë konferencë, në panele të ndara, kanë marr pjesë përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të lartë të NATO-s, ekspertë rajonal dhe ndërkombëtar, etj.

Fjalimi i plotë i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, z Behgjet Pacolli, në konferencën “NATO dhe Ballkani PerëndimorMinistri Pacolli në Asamblenë Nacionale të Francës, Franca e interesuar për bashkëpunim ekonomik, arsimor dhe kulturorëZëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli merr pjesë në përurimin e liqenit akumulues në lumin IbërKomunikatë për media