Na ndiqni në:

Zëvendësministri Berisha pret në takim ambasadorin slloven, Bertoncelj

Prishtinë, 13 nëntor 2017 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, ambasadori Anton Berisha, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Me këtë rast, ambasadori slloven Bertoncelj e uroi zëvendësministrin Berisha për marrjen e detyrës me përgjegjësi të zëvendësministrit të punëve të jashtme .
Nga ana tjetër zëvendësministri Berisha falënderoi ambasadorin Bertoncelj për urimin, gjithashtu edhe për ndihmën e përkrahjen e vazhdueshme të shtetit slloven. Berisha uroi Slloveninë për zgjedhjen e presidentit të ri, Borut Pahor.

Po ashtu, zëvendësministri Berisha kërkoi nga Sllovenia si anëtare e BE-së, përkrahje në proceset integruese evropiane dhe regjionale. Ndërkohë u theksua se përvoja e Sllovenisë në këto procese integruese dhe modeli i zgjidhjeve të çështjeve të hapura bileterale, si dhe të bashkëpunimit regjional mund të ndihmojnë Kosovën.

Ishte konstatim i përbashkët se raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve të vazhdojnë dhe të thellohen edhe më tutje.

Ministri i Jashtëm Pacolli pritet nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Iowa-s në ShBA, merr njohje të veçantë në Dhomën e PërfaqësuesveMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver IvanoviqMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet Pacolli