Na ndiqni në:

Zëvendës - Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli pret ambasadorin e Hungarisë, Kosova dhe Hungaria synojnë rritjen e shkëmbimit tregtar

Prishtinë, 3 Tetor 2017 – Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behxhet Pacolli, ka pritur në një takim të ndarë Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.

Në kuadër të këtij takimi është diskutuar për ri-orientimin e bashkëpunimit ekonomik, me fokus të veçantë në nxitjen e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve dhe atë të tregut të përbashkët të BE-së.

Zëvendës - Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli ka shprehur gatishmërinë që Hungaria të jetë edhe më e pranishme në tregun kosovar, me synimin që të krijohen mundësi edhe për palën kosovare dhe veç kësaj të shikohen mundësitë e krijimit të partneriteteve të reja në mes dy vendeve në funksion të arritjes së këtij qëllimi.

Po ashtu, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Pacolli e ka vlerësuar mbështetjen e Hungarisë me kredinë e butë që i ka dhënë Kosovës dhe e cila synohet të investohet në projekte mjedisore. Një falënderim i veçantë ndaj Ambasadorit hungarez është bërë edhe për mbështetjen hungareze me 50 bursa për studentë kosovarë që studiojnë në Universitete të këtij vendi.

Në margjina të këtij takimi, Ambasadori hungarez e ka informuar Zëvendës-Kryeministrin e parë dhe Ministrin e Jashtëm, z. Pacolli edhe për takimin e Ministrave të Jashtëm të Grupit të Vishegradit, që pritet të mbahet në Budapest.

Drejtori i Përgjithshëm, Albert Prenkaj takoi deputetin nga Australia, Chris CrewtherKosova do të bëhet me status të anëtarit asociues në Organizatën e FrankofonisëMinistri i Jashtëm Pacolli priti homologun maqedonas Dimitrov, marrëdhëniet në mes dy vendeve shembull i bashkëpunimit në rajon Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Fitim Sadiku, takoi zyrtaren e lartë gjermane, Kerstin Zielosko-Labonte, diskutohet për bashkëpunimin reciprok