Na ndiqni në:

Zëvendës - Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli pret ambasadorin e Austrisë, Kosova dhe Austria me plan veprimi për marrëdhëniet dy-palëshe

Prishtinë, 3 Tetor 2017 – Kosova dhe Austria do të kenë një plan veprimi dy-palësh me qëllim të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të marrëdhënieve dy-palëshe. Kjo u bë e ditur nga takimi i zhvilluar në mes Zëvendës-Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli dhe ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

Në kuadër të këtij takimi të kurtuazisë, janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy vendeve me zotime të dy-anshme për ngritjen e mëtejme të nivelit të bashkëpunimit dhe me shtrirje gjithëpërfshirëse.

Meqenëse ishte takimi i parë, prej kur Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli është përgëzuar nga Ambasadori Pfandler për pranimin e detyrës, ai i ka dorëzuar letrën e urimit Ministrit të Jashtëm Pacolli edhe nga homologu i tij, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Austria do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme që po kalon vendi, duke përfshirë liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizata Ndërkombëtare si dhe avansimin e agjendës evropiane.

Zëvendëskryeministri Pacolli takoi homologun nga Luksemburgu Asselborn, ri-konfirmohet vazhdimi i mbështetjes për KosovënMinistri i Jashtëm Pacolli pret Ambasadorën e Izraelit, i kërkon ri-shqyrtimin e njohjes së KosovësMinistri i jashtëm Pacolli takoi ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, diskutohet perspektiva evropiane dhe liberalizimi i vizave për Kosovën Nënshkruhen dy marrëveshje për pjesëmarrje në Programet e BE: “Evropa Kreative” dhe “Erasmus +”