Na ndiqni në:

Deklaratë për media e Zëvendës -Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm Pacolli pas takimit të tij me homologun malazez, Srdjan Darmanoviç

Podgoricë, 26.09. 2017 – Në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Malin e Zi dhe të dytës ndaj një vendi fqinj, Zëvendës -Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, z. Pacolli, takoi homologun e tij malazez, Srdjan Darmanoviç.

Më poshtë, e gjeni deklaratën e plotë të Zëvendës -Kryeministrit të parë dhe Ministri të Jashtëm z. Pacolli:
“Jemi këtu me mikun tim, kolegun, Srdjan Darmanoviç, për të konfirmuar ndjenjat më të forta të miqësisë së popullit kosovar, të qeverisë sonë, të shtetit të Kosovës ndaj popullit malazez, qeverisë dhe shtetit të Malit të Zi. Dua t’ju falënderoj në mënyrë të veçantë për mikpritjen dhe gatishmërinë e treguar për të organizuar në mënyrë të suksesshme vizitën time.

Qeveria e re, e vendosur në Prishtinë e kryesuar nga Kryeministri Haradinaj, unë në cilësinë e numrit dy të qeverisë, edhe në emër të Presidentit Thaçi, donim shumë që ta konfirmonim vullnetin për të çuar në një nivel të ri marrëdhëniet me Republikën fqinje të Malit të Zi, duke zhvilluar këtu njërën ndër vizitat e para të miat jashtë vendit.

Mali i Zi është shteti i dytë, që unë po vizitoj në cilësinë e Ministrit të Jashtëm.Në këtë gatishmëri, në këto përpjekje tonat, ne shprehim në mënyrën më besnike ndjenjat e miqësisë të popullit tonë kundrejt popullit të Malit të Zi.

Kosova i është mirënjohëse Malit të Zi për mbështetjen gjatë historisë së largët dhe të afërt, veçanërisht gjatë periudhës së luftës së fundit. Midis dy popujve tanë ka lidhje tradicionale miqësie dhe bashkëpunimi, në nivel familjesh, individësh, komunash, institucionesh dhe partish politike.

Minoriteti malazez është një urë e fuqishme miqësie. Si diskutuam me Srdjanin, ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë një marrëveshje të Partneritetit Strategjik midis dy vendeve. Ne jemi të gatshëm të organizojmë mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive tona në momentin më të parë.

Ne duam të shfrytëzojmë eksperiencën e Malit të Zi për integrimin euroatlantik. Ne duam të shtyjmë përpara zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, të rrisim vëllimin e shkëmbimeve tregtare.

Ne jemi të gatshëm të shohim mundësitë e shtimit dhe ndërtimit të rrugëve të komunikimit midis dy vendeve.

Ne jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e një problemi në marrëdhëniet midis nesh. Ne do të bëjmë çmos që ky problem të kapërcehet në frymën e miqësisë dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Ne e respektojmë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Malit të Zi dhe jemi të bindur se dhe Mali i Zi ushqen të njëjtin respekt ndaj nesh. Asgjë nuk është e pamundur në marrëdhëniet midis dy fqinjëve, që e respektojnë dhe e vlerësojnë njeri tjetrin”.

Kosova vazhdon ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar, anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të FrankofonisëMinistri Jashtëm Pacolli takon Lordin Amad, diskutohet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në KosovëMinistri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Greqia po thellojnë bashkëpunimin, Forumi Ekonomik në mes dy vendeve në vjeshtëPacolli në Samitin e Londrës, flet për rëndësinë e bashkëpunimit të rinisë dhe përmirësimin e perspektivës së tyre