Na ndiqni në:

Komunikatë për media

Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në INTERPOL. Në fuksion të këtij qëllimi të përbashkët dhe në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, kemi qenë të angazhuar dhe përkushtuar me përgjegjësinë më të lartë dhe profesionalizmin më të madh, që Kosova sa më parë ta ketë vendin e saj të merituar në këtë Organizatë të rëndësishme për sigurinë tonë kombëtare, por, edhe atë të vendeve fqinje dhe të rajonit.

Megjithëkëtë, pas vlerësimit dhe analizimit të hollësishëm të procesit të anëtarësimit të vendit tonë në INTERPOL dhe dinamikave të brendshme brenda kësaj Organizate, kemi vlerësuar se është në interesin tonë më të mirë që të shtyhet votimi për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL për vitin e ardhshëm.

E para, INTERPOL-i është duke kaluar nëpërmjet ri-shikimit të procedurave dhe kritereve të anëtarësimit, andaj kemi vlerësuar, në koordinim me vendet e Kuintit, në veçanti me ShBA-të dhe Gjermaninë, që duhet sqaruar këto kritere para se të votohet aplikacioni i Kosovës. Ky sesion i Asamblesë së Përgjithshme pritet të ketë në fokus kryesor reformën e brendshme.

E dyta, vendi nikoqir i takimit të Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, ka shfaqur hezitime për të lejuar pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në këtë Asamble dhe anëtarët e delegacionit tonë nuk kanë qenë në gjendje, që të pajisen me viza. Me këtë, nuk ishin krijuar kushtetet, që të ndodh një votim për Kosovën pa prezencën e delegacionit tonë.

Ministria e Jashtme falënderon të gjithë të involvuarit nga institucionet e Kosovës, por, njëkohësisht edhe të gjithë shtetet partnere të shtetit tonë, posaçërisht vendet e Kuintit dhe njëkohësisht i fton të gjithë, që në takimin e radhës të punojmë së bashku, që Kosova të votohet anëtare me të drejta të plota në Interpolit.

Ministri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveMinistri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e EvropësMinistri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe LidosMinistri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë Organizatë