Na ndiqni në:

Hoxhaj agjendë të ngjeshur takimesh në margjina të Samitit të SEECP-së

Dubrovnik, 30 qershor 2017 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Dubrovnik ku së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi po marrin pjesë në Samitin e SEECP-së.

Ministri Hoxhaj ka deklaruar se qëllimi kryesor i pjesëmarrjes në këtë samit është që të arrihet që Kosova si vend anëtar ta marrë kryesimin e SEECP-së në një të ardhme të afërt, gjë që do të ishte shumë e rëndësishme për përcaktimin e agjendës politike në rajon.

“ Në anën tjetër, në margjina të samitit, Hoxhaj ka zhvilluar agjendë të ngjeshur takimesh me homologët e shteteve të rajonit. Ai ka takuar delegacionet nga Kroacia, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Rumania etj.

Në këtë samit janë diskutuar edhe tema të sigurisë në rajon, bashkëpunimit mes shteteve të Evropës Juglindore, si dhe për integrimin në BE të vendeve të cilat ende gjenden në këtë proces.

Hoxhaj ka theksuar nevojën për veprime konkrete në drejtim të promovimit të bashkëpunimit dhe përfaqësimit të shteteve të rajonit.

Kryediplomati kosovar nesër do të marrë pjesë në Samitin Vjetor të Dubrovnikut.

MPJ në shërbim të komunave për promovim përmes diplomacisë ekonomikeMinistri i Jashtëm Pacolli vlerëson lartë rolin e Çekisë për KosovënZëvendës-ministrja Vuniqi takon përfaqësues të Dubai Expo 2020, mirëpret mundësinë që Kosova të merr pjesë në këtë ngjarje botëoreKomunikatë për media në lidhje me ndalimin e dy pjesëtarëve të FSK-së të komunitetit serb të Kosovës nga autoritet serbe