Na ndiqni në:

Mbahet takimi i radhës i Koordinatoreve Nacional të Fondit të Ballkanit Perëndimor

Qëllimi parësor i këtij takimi, respektivisht diskutimit dhe draftimit të këtyre dokumenteve është para-përgatitja e takimit të Ministrave te Punëve të Jashtme të vendeve anëtare lidhur me themelimin dhe funksionalizimin e plotë të Fondit të Ballkanit Perëndimor

Tiranë, 15 - 16 qershor 2017 – Drejtori i Departamentit për Çështje Rajonale, Fitim Gllareva, në cilësinë e Koordinatorit Nacional të Fondit të Ballkanit Perëndimor si dhe Avni Hasani nga Departamenti për Çështje Ligjore dhe Traktate Ndërkombëtare po marrin pjesë në takimin e Koordinatorëve të Fondit të Ballkanit Perëndimor, në të cilin po diskutohen dokumentet themeluese të këtij Fondi.

Qëllimi parësor i këtij takimi, respektivisht diskutimit dhe draftimit të këtyre dokumenteve është para-përgatitja e takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare lidhur me themelimin dhe funksionalizimin e plotë të Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Ky fond, ka për qëllim promovimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit kulturor; promovimin dhe zhvillimin e shkëmbimeve akademike, hulumtimit dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit në mes të palëve nënshkruese; promovimin dhe zhvillimin e shkëmbimeve në mes të rinjve, si dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm mes palëve kontraktuese.

Fondi i Ballkanit Perëndimor e ka selinë në Tiranë dhe Kosova është anëtare e barabartë në të gjitha nivelet në këtë organizatë ndërkombëtare dhe rajonale.

Zëvendës-ministrja e Jashtme Vuniqi, po merr pjesë në konferencën e shteteve afrikane në Egjipt, takime me përfaqësues shtetesh njohëse dhe jo-njohëseZëvendësministri Hoti vizitoi Kuvendin e Shqipërisë, u prit nga Taulant BallaMinistri i Jashtëm Pacolli pret një delegacion të BE-së, diskutohen çështje të sigurisëZëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli pret në takim delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë