Na ndiqni në:

Drejtori i përgjithshëm Albert Prenkaj, pjesëmarrës në takimin përgatitor për Samitin e Trieshtes

Romë, 25 maj 2017 – Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, ambasadori Albert Prenkaj, në koordinim me ministrin Enver Hoxhaj, ka përfaqësuar Kosovën në forumin e ministrave të Jashtëm të mbajtur në Romë, ku është diskutuar për takimin përgatitor të Samitit të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Trieshte më 12 korrik të këtij viti.

 Takimi i ftuar nga ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano ka qenë informimi për agjendën e Triestes si dhe shkëmbimi i ideve në mes ministrave të jashtëm të rajonit, në lidhje me projektet të cilat gjenerohen nga ky proces. Pjesëmarrësit e forumit janë pajtuar që samiti i radhës të ketë synim ofrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, duke implementuar zotimet e marra gjatë samiteve të më hershme si nga samiti i Berlinit, ai i Vjenës dhe Parisit.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm, ambasadori Prenkaj, duke theksuar konstruktivietin e Kosovës gjatë procesit, ka paraqitur të pandryshuar qëndrimin e Republikës së Kosovës sa i përket projekteve të “tregut të përbashkët” gjegjësisht “unionit doganor”.

Ministri Alfano, si nikoqir i takimit, duke elaboruar agjendën e samitit të radhës ka bërë me dije se janë përfshirë edhe projekte konkrete në fushën e inovacionit dhe zhvillimit të ndërmarrjeve ekonomike të vogla dhe të mesme në rajon. Ky takim është mbajtur në të njëjtën kohë kur në Bruksel, përfaqësuesja e BE-së, Frederica Mogerini për të njëjtën temë takoj kryeministrat e vendeve të rajonit.

Hoxhaj telefonatë urimi me ministren e re kroate për Punë të Jashtme dhe Çështje EvropianeAmbasadori Prenkaj në Berlin konfirmon përkushtimin e Kosovës për përmbushje të zotimeve nga procesi i BerlinitFuqizohet Marrëveshja e bashkëpunimit për energji Kosovë - ShqipëriMurtezaj udhëheq konsultimet politike bilaterale me Austrinë