Na ndiqni në:

Hoxhaj takon ministren Wallstrom: Suedia mbështetëse e madhe e Kosovës

Prishtinë, 04 maj 2017 – Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në drekë pune homologen e tij nga Suedia, ministren Margot Wallstrom, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

  Duke e falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën, ministri Hoxhaj ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me Suedinë dhe zgjerimin e tyre në fushën e ekonomisë, ku ka përmendur në veçanti përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë.

 Hoxhaj ka kërkuar nga homologia suedeze përkrahje në agjendën evropiane, përfshirë finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave pas plotësimit të kriterit të fundit, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe proceset e lobimit për njohje nga pesë vendet anëtare të BE-së.

 “Kemi biseduar se si marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale t’i zgjerojmë në fusha të tjera, me fokus të veçantë në planin ekonomik, ku kemi përmirësuar dukshëm klimën e të bërit biznes. Po ashtu,  kemi diskutuar në lidhje me koordinimin për mbështetje për Kosovën në zbatimin e agjendës evropiane”, ka thënë Hoxhaj.

 Kryediplomati kosovar ka shprehur mirënjohjen për shtetin suedez për mikpritjen që ua kanë bërë popullit të Kosovës në periudhën gjatë luftës dhe për trajtimin e mirë të kosovarëve që jetojnë dhe punojnë në Suedi. 

Ministri Pacolli: Nga përafrimi i politikës së jashtme me BE-në përmbushim interesat e shtetit, qytetarëve dhe ato kombëtareZëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli pret në takim delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë Zëvendës-ministrja e Jashtme Vuniqi, po merr pjesë në konferencën e shteteve afrikane në Egjipt, takime me përfaqësues shtetesh njohëse dhe jo-njohëseFjalimi i Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm në ceremoninë e shpalljes së fituesve të çmimeve për fotografitë dhe shkrimeve më të mira për promovimin e Kosovës gjatë vitit 2017