Na ndiqni në:

Demaj në Tiranë kërkon heqjen e barrierave për eksportin e produkteve kosovare

Tiranë, 9 mars 2017 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj ka zhvilluar vizitë zyrtare në Tiranë ku është pritur nga zv. ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Odeta Barbullushi.

Zëvendësministri Demaj dhe Barbullushi kanë biseduar rreth lehtësimit të bashkëpunimit tregtar në mes të dy vendeve me ç’rast zëvendësministri Demaj ka kërkuar nga Barbullushi largimin e barrierave për bizneset kosovare me qëllim të lehtësimit të eksportimit të mallrave kosovare në Shqipëri. Demaj ka bërë me dije se mosharmonizimi i standardeve dhe pranimi i analizave laboratorike, kërkesat nga autoritete të Shqipërisë që kontratat të jenë të verifikuara tek noteri, kërkesat për vërtetim tek noteri të analizave laboratorike të produkteve/pijeve që eksportohen, si dhe validiteti i vërtetimit të analizave është shumë i shkurtë, janë disa nga pengesat me të cilat po përballen bizneset nga Kosova. Nga ana tjetër, zv. ministrja Barbullushi ka theksuar se duhet të fillohet me thellimin e bashkëpunimit edhe në fushat tjera. Ndërsa janë dakorduar për përpilimin e një liste me produkte të cilat hasin në barriera, dhe më pas të formohet një grup punues teknik, për zgjidhjen e këtyre barrierave me qëllim të lehtësimit të transportit të mallrave në mes të dy vendeve.

Pacolli në Forumin Ekonomik Botëror: Mosmarrëveshjet politike po e pengojnë bashkëpunimin ekonomikZëvendësministrja Vuniqi vizitë zyrtare në Portugali, dorëzon kërkesën për hapjen a Ambasadës së Kosovës në LisbonëMinistri i Jashtëm Pacolli uron Paraguajin për 207 vjetorin e Pavarësisë, i bën thirrje për ri-shqyrtimin e njohjesKomunikatë për media në lidhje me ndalimin e dy pjesëtarëve të FSK-së të komunitetit serb të Kosovës nga autoritet serbe