Na ndiqni në:

Nën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës organizoi Forumin Ekonomik Kosovë-Greqi

Prishtinë, 7 mars 2017 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Zyrën Ndërlidhëse Greke organizuan për herë të parë në Prishtinë, Forumin ekonomik Kosovë-Greqi ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të 48 kompanive helene dhe përfaqësues të kompanive vendëse.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj me këtë rast tha se vizioni i Kosovës është i paqes, zhvillimit dhe bashkëpunimit, me një orientim drejt Bashkimit Evropian. Z. Murtezaj afirmoj faktin që Qeveria e Kosovës është e zotuar për një ambient të përshtatshëm për investitorë të huaj. “Qeveria e Kosovës është zotuar që të krijojë një ambient të duhur për të tërhequr investitorë të jashtëm, me më pak burokraci. Andaj, kjo do të ketë ndikim në krijimin e vendeve të reja të punës. Në vitin 2016 Kosova ka nënshkruar dhe ratifikuar një marrëveshje të rëndësishme siç është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe kjo është me rëndësi sepse është marrëveshja e parë kontraktuale në mes të Kosovës dhe të BE-së. Ne dëshirojmë të bëjmë promovimin e vlerave dhe besojmë shumë që marrëdhëniet e mira në mes Kosovës dhe Greqisë do të jenë garanci për stabilitet dhe zhvillim”, ka thënë Murtezaj. Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Tsipras, i ka ftuar bizneset e Kosovës dhe ato të Greqisë që të jenë më aktive dhe të iniciojnë bashkëpunimin në sektorë të përfitimeve ekonomike. “Unë besoj se modernizimi i ekonomisë së Kosovës ka çka të përfitoj nga eksperiencat e kompanive greke duke e eksploruar përparësinë e afrimit gjeografik. Ballkani i ofron Kosovës mundësinë të ketë përfitime në tregti, energji, në nivel institucional dhe sfida të reja regjionale sa i përket zhvillimit, paqes, prosperitetit dhe sigurisë”, theksoi Tsipras. Në mesin e të ftuarve që mbajtën një fjalë rasti ishin edhe zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, Ambasadorja e Greqisë në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou, Safet Gërxhaliu, Kryetar i Odës ekonomike të Kosovës, përfaqësues të Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Bahri Berisha, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës. Iniciativa për organizimin e këtij forumi është marr qysh në vitin e kaluar gjatë vizitës zyrtare që zëvendësministri i Jashtëm, Valon Murtezaj ka realizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Greqi, ku së bashku me homologun e tij, Dimitrios Mardas me janë shprehur pro avancimit të mëtejmë të raporteve të mira ekzistuese dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar.

Ministri i Jashtëm Pacolli uron homologen e tij dhe popullin kenian, me rastin e 54 vjetorit të Pavarësisë (Ditës së Jamhuri-it)Ministri i Jashtëm Pacolli pret një delegacion të BE-së, diskutohen çështje të sigurisëMinistri Pacolli: Nuk do të lejojmë ndarje, kapërcim të Planit Ahtisaari dhe konfrontim të botës në blloqe për anëtarësim në OKBZëvendës-ministrja e Jashtme Vuniqi, po merr pjesë në konferencën e shteteve afrikane në Egjipt, takime me përfaqësues shtetesh njohëse dhe jo-njohëse