Na ndiqni në:

Hoxhaj flet me zyrtarët e lartë të BE-së për reformat evropiane të Kosovës

Prishtinë, 7 mars 2017 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera.

Duke e falënderuar për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës, ministri Hoxhaj e ka njoftuar atë për angazhimin e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet në procesin e integrimeve evropiane si dhe për të zbatuar të gjitha reformat e nevojshme në këtë rrugëtim.

Me  këtë rast ministri Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e një perspektive të qartë evropiane për të gjithë rajonin, e  në veçanti për Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër drejtoresha Calavera  ka rikonfirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Kosovës, duke nënvizuar se BE-ja është e interesuar që i tërë rajoni të jetë i suksesshëm në integrimet evropiane.

  

Ministri i Jashtëm Pacolli: Kuvajti i gatshëm të investojë në Kosovë, Forumi Ekonomik vitin e ardhshëmMinistri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në takimin me stafin e MPJ-së: Imazhi i Kosovës duhet të përmirësohetMinistri i Jashtëm Pacolli në takim me homologen e tij bullgare Zaharieva: Mbështetja e Bullgarisë për Kosovën shumë e rëndësishme, synojmë rritjen e shkëmbimit tregtar Konkurs për përzgjedhjen e Fotografive dhe Shkrimeve më të mira për promovimin e Kosovës për vitin 2017