Na ndiqni në:

Zëvendësministri Demaj takoi ambasadoren e Mauritanisë, Mariem Aouffa

Romë, 30 janar 2017 - Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj gjatë qëndrimit të tij në Romë, ka zhvilluar një takim me ambasadoren jo-rezidente të Mauritanisë në Kosovë, Mariem Aouffa, ku diskutuan për nevojën e thellimit të raporteve politike dhe ekonomike mes dy shteteve.Zëvendësministri Demaj përsëriti kërkesën që Mauritania ta mbështesë vendin tonë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si UNESCO, INTERPOL etj., pasi që Mauritania ishte nga vendet që nuk votuan pro-anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Nga takimi që kisha me ambasadoren jo-rezidente të Mauritanisë në Kosovë, Mariem Aouffa mora premtime për thellimin e bashkëpunimeve bilaterale mes vendeve tona, sidomos në fushën ekonomike. Mund të them që Kosova gëzon një mbështetje të mirëfilltë nga Mauritani dhe ky shtet është i interesuar që të ketë lidhje më të forta ekonomike e politike me Kosovën’’, tha zëvendësministri Demaj.

Po ashtu Demaj tha se ambasadorja Aouffa shprehet e interesuar ta mbështesë Kosovën për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare dhe të shndërrohet në një vend mbështetës kudo që Kosova ka nevojë e që Mauritania mund të jap kontributin e vet.

Ambasadorja Aouffa ka konfirmuar përkushtimin për thellim të bashkëpunimit me Kosovën, si dhe ka premtuar përkrahje për anëtarësimin e saj në UNESCO.

Fjalimi i plotë i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, z Behgjet Pacolli, në konferencën “NATO dhe Ballkani PerëndimorZëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli merr pjesë në përurimin e liqenit akumulues në lumin IbërMbahet Konferenca rajonale e sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë” Zëvendësministri i Jashtëm Berisha takoi ambasadorin italian, bashkëpunimi në interes të dy vendeve