Na ndiqni në:

Kolumbia dhe Belize njohën Kosovën shtet sovran dhe të pavarur

Dje, Kolumbia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur. Lajmin ia konfirmoi ministrit Hyseni ambasadorja e Misionit të Përhershëm të Kolumbisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (Nju-Jork), Claudia Blum de Barberi.

Ndërkohë, Qeveria e Kolumbisë e ka bërë zyrtare njohjen e Republikës së Kosovës, në web-faqen zyrtare të saj.

Po ashtu, në zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës ka arritur letra zyrtare e njohjes nga ana e Belizes.

Ministri i punëve të Jashtme, Skender Hyseni, përmes disa kanaleve zyrtare, është informuar se së shpejti Kosovën do ta njohin edhe disa vende të Amerikës Qendrore dhe Jugore.

Aktualisht Kosovën shtet i pavarur dhe sovran e kanë njohur 45 shtete. 

Komunikatë për MediaSekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Fitim Sadiku, takoi zyrtaren e lartë gjermane, Kerstin Zielosko-Labonte, diskutohet për bashkëpunimin reciprok Serbia të ndalë shitjen dhe faljen e armëve si mjet të diplomacisë për pengimin e njohjes së Kosovës Ambasadori Beqë Cufaj dorëzoi Kredencialet tek Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier