Na ndiqni në:

Ministri Hyseni takon ambasadorë nga Amerika Qendrore dhe Jugore

Gjatë këtyre ditëve, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Skënder Hyseni, po qëndron në Vjenë të Austrisë, ku edhe ka pasur një varg takimesh të ndara me ambasadorët e një sërë vendeve të Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore të akredituara në këtë vend.

Takime të ndara ministri Hyseni ka mbajtur me ambasadorin e Perusë, z. Carlos Alberto Higueras Ramos, ambasadoren e Panamasë, znj. Isabel Karekides, ambasadoren e Kosta Rikës, znj. Ana Teresa Dengo Benavides, ambasadorin e Ekuatorit z. Byron Morehon Almeida dhe ambasadorin e Paraguajit, z. Horacio Nogues Zubizarreta.


Në të gjitha këto takime, ministri Hyseni ka folur gjerësisht për gjendjen në Kosovë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke vënë theksin te sfidat që presin Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran. Për më tepër, ministri Hyseni u ka prezantuar ambasadorëve në fjalë, hollësitë e kuadrit kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës, të cilat janë një përmbledhje e denjë e standardeve më të larta të demokracive të përparuara.

"E gjithë kjo është demonstrimi më i qartë i përkushtrimit të institucioneve dhe popullit të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri demokratike, shumëetnike në të cilën mbrojtja dhe avancimi i të drejtave dhe lirive të njeriut do të jenë prioritet dhe detyrë e përhershme", ka theksuar mes të tjerash ministri Hyseni.

Deri sa ka falënderuar qeveritë e Perusë dhe Kosta Rikës për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës, në takimet e ndara, ministri Hyseni, u ka bërë thirrje qeverive të Panamasë, Ekuadorit dhe Paraguait që sa më parë të jetë e mundur të marrin vendimin për njohjen e shtetit të ri sovran dhe të pavarur të Kosovës, në mënyrë që demokracisë më të re në Evropë t'i mundësohet fillimi i integrimeve të gjithanshme në institucionet politike e financiare ndërkombëtare.

Me këtë rast, ministri Hyseni ka nënvizuar se, integrimi i plotë i Republikës së Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në NATO janë objektivi kryesor i popullit dhe institucioneve të Kosovës. Në të gjitha këto takime ministri Hyseni ka shfaqur përkushtimin e thellë të Kosovës për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha këto vende.


Nesër, ministri Hyseni udhëton për në Panama, ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Republikës së Panamasë dhe me përfaqësues të vendeve të rajonit. 

MPJ uron Kryeministrat Tsiparas dhe Zaev, mirëpret Marrëveshjen historike në mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së emrit Ministri i jashtëm Pacolli pranon kredencialet e Konsulles së Përgjithshme të Turqisë në PrizrenMinistri i jashtëm Pacolli takoi ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, diskutohet perspektiva evropiane dhe liberalizimi i vizave për Kosovën Ministri i Jashtëm Pacolli pret Ambasadorën e Izraelit, i kërkon ri-shqyrtimin e njohjes së Kosovës