Na ndiqni në:

Kosova mund të përfitojë nga Japonia në fushën e ekonomisë

Prishtinë, 14 gusht 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti të enjten anëtarin e Dhomës Përfaqësuese, president i Shoqatës së Miqësisë Japoni-Kosovë, Ryu Shionoya.

Ministri Hoxhaj e njoftoi z. Shionoya për progresin që po arrihet në Kosovë, si dhe për forcimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën.

Ryu Shionoya, anëtar i Dhomës Përfaqësuese, president i Shoqatës së Miqësisë Japoni-Kosovë, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen e mëtutjeshme për Kosovën.

Hoxhaj dhe Shionoya vlerësuan lartë marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, duke shprehur vullnetin e dyanshëm për fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve dhe shkëmbimeve bilaterale.

Ministri Hoxhaj po ashtu theksoi se Kosova mund të përfitojë shumë nga Japonia në asistencë dhe ekonomi, si dhe në disa sektorë të IT-së, industrisë, etj.
 

Ministri i Jashtëm Pacolli mirëpret homologun e tij nga Finlanda, vlerëson marrëdhëniet miqësore dhe rolin finlandez në shtet-ndërtimMinistri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Belgjika duhet të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe nxitjen e investimeveMinistri i Jashtëm Pacolli: Kuvajti i gatshëm të investojë në Kosovë, Forumi Ekonomik vitin e ardhshëmMinistri i Jashtëm Pacolli në takim me Drejtorin e Bankës Botërore: Lufta kundër papunësisë së të rinjve të jetë prioritet i projekteve të reja të BB-së