Na ndiqni në:

Hoxhaj u nënshkrua në librin e zisë në Ambasadën turke

Prishtinë, 14 maj 2014 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj qëndroi të mërkurën në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Prishtinë, ku shprehu ngushëllime për minatorët që humbën jetën në tragjedinë që ka ndodhur në minierën Soma në Turqi.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj u takua me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, të cilës i shprehu ngushëllime për më shumë se 200 punëtorët që humbën jetën në këtë tragjedi.

Ministri Enver Hoxhaj po ashtu ishte përfaqësuesi i parë i Kosovës që u nënshkrua në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Turqisë, për këtë ngjarje tragjike.

Ambasadorja e Republikës së Turqisë, Songul Ozan, falënderoi ministrin Hoxhaj për mbështetjen e dhënë.

Ministri Demaj ngushëllon familjen Rexhepi, vlerëson kontributin e tij për shtet-ndërtimin e KosovësHoxhaj në Forumin e Dubrovnikut: Kosova shembull në parandalimin e kërcënimeve të jashtmeKomunikatë për medie: Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës do të hapin librin e ngushëllimeve për ish-Kryeministrin, Bajram RexhepiHoxhaj takon Kryetarin e Ulqinit, përgëzon për komunën shqiptare të Tuzit