Na ndiqni në:

Arrin nota verbale e njohjes nga Mbretëria e Tongës

Prishtinë, 20 janar 2014 – Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka pranuar të hënën notën verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga Mbretëria e Tongës.

Në notën verbale që Misioni Diplomatik i Mbretërisë së Tongës në Londër i ka dërguar Ambasadës së Kosovës në Londër, është përcjell njoftimi zyrtar i Qeverisë së Mbretërisë së Tongës për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Kam nderin të ju informoj se Qeveria e Madhërisë së tij, më 15 janar 2014, formalisht ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se Qeveria e Tongës vendos marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në notën verbale.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak ditësh ka njoftuar opinion publik për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Mbretëria e Tongës

Ministri i Jashtëm Pacolli takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë OrganizatëMinistri i Jashtëm Pacolli dënon aktin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver IvanoviqSqarim përkitazi me nxjerrjen e vendimeve për vazhdim të mandatit të përfaqësuesve diplomatik nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Behgjet PacolliMinistri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe Lidos