Na ndiqni në:

Dominika njeh pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 11 dhjetor 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale të njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Dominika.

Autoritetet e Dominikas, po ashtu kanë dërguar edhe një letër, e cila i adresohet presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ku konfirmohet vendimi zyrtar i këtij shteti për njohjen formale të pavarësisë së Kosovë.

“Në emër të popullit të Komonvelthit të Dominikas, është kënaqësi e veçantë të ju informoj se Dominika njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Përgëzojmë përkushtimin e popullit të Kosovës për të ndërtuar një shtet të pavarur mbi bazën e parimeve të lirisë dhe demokracisë”, thuhet në letër.

Në të, po ashtu vlerësohet se që nga shpallja e pavarësisë së saj, Kosova ka demonstruar përkushtim për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtare, sidomos me Kombet e Bashkuara, për zgjidhjen e konflikteve me fqinjët e saj.

“Me këtë ne jemi të gëzuar të ju informojmë se pranojmë kërkesën tuaj për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Dominikën”, thuhet në letër, ku theksohet se Dominika
planifikon të hap përfaqësi në Kosovë, duke shprehur mirëpritjen e përfaqësisë së Kosovës në Dominika.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë lobimit të fuqishëm për njohje nga shtetet e Karaibeve, dy  herë gjatë vitit 2012 ka vizituar Dominikan dhe ka pasur kontakte të shpeshta dhe takime direkte me liderët e këtij shteti.

Hoxhaj ka takuar kryeministrin, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme si dhe i Financave i Dominikas, Roosevelt Skerrit dhe përfaqësues të tjerë të lartë.

Pas prezantimit të argumenteve të fuqishme për Kosovën, nga ana e ministrit Hoxhaj, autoritetet e këtij shteti patën premtuar përkrahje konkrete për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Dominika (Commonwealth of Dominica), është një shtet ishullor në detin e Karaibeve, me një sipërfaqe prej 750 kilometrash katrorë dhe me popullsi mbi 73 mijë banorë.

Dominika ka kryeqytet Roseaun dhe është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1978.
 

Ministri i Jashtëm Pacolli mirëpret homologun e tij nga Finlanda, vlerëson marrëdhëniet miqësore dhe rolin finlandez në shtet-ndërtimMinistri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Belgjika duhet të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe nxitjen e investimeveMinistri i Jashtëm Pacolli në takim me homologen e tij bullgare Zaharieva: Mbështetja e Bullgarisë për Kosovën shumë e rëndësishme, synojmë rritjen e shkëmbimit tregtar Ministri i Jashtëm Pacolli në takimin me Ministrin e Jashtëm hungarez: Ne duam menjëherë liberalizimin që të rinjtë tanë të mos ndihen të izoluar dhe diskriminuar në nivel evropian