Na ndiqni në:

Ministri Hyseni u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ali Babacan

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni pati sot një takim të frytshëm pune me homologun e tij, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ali Babacan.

Prishtinë, 13 janar 2009

Gjatë takimit u shteruan tema të shumta që kishin të bënin me bashkëpunimin e ngushtë shumëplanësh të të dy vendeve me theks të posaçëm te bashkëpunimi ekonomik, politik e kulturor. Palët konfirmuan vendosmërinë për t’i çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe, të cilat janë në një shkallë të përkryer dhe janë të bazuara në lidhjet e përbashkëta historike, kulturore dhe miqësore.
Në takimin mes dy delegacioneve u fol gjatë për zhvillimet aktuale në Kosovë, për sfidat me të cilat ajo përballet në këtë fazë të ndërtimit të shtetit si dhe për ecurinë e politikës së jashtme të shtetit më të ri të botës.
Ndërsa u konstatua progresi që ka arritur Kosova gjatë vitit të parë të pavarësisë së saj, biseda u përqendrua veçanërisht te një nga sfidat e Kosovës dhe politikës së saj të jashtme: procesi i njohjes. Ministri Hyseni e njohu homologun e tij turk me ecurinë e procesit të lobimit si një nga prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkaq ministri Babacan ofroi ndihmën e Turqisë në këtë proces, të cilin ai e konsideroi shumë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.
Po ashtu, gjatë takimit u rrah edhe tema e bashkëpunimit në fushën ekonomike, duke u përqendruar te mundësia për investime në Kosovë.
Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ali Babacan ofroi ndihmën e shtetit turk në shumë sektorë si në arsim, kulturë, ekonomi, siguri etj.
Në takimin mes dy delegacioneve, ministrat Hyseni dhe Babacan u pajtuan që të kenë bisedime mbi baza të rregullta për çështje të ndryshme bilaterale dhe multilaterale.
Dy ministrat u pajtuan me mendimin se, kjo vizitë e ministrit Babacan në Kosovë është një vizitë historike. 

Vijon vizita e ministrit të jashtëm të Kosovës në Sofje: takim me shefen e Komisionit të Politikës së jashtme të Kuvendit të Bullgarisë dhe pjesëmarrje në Forumin e Odave të Tregtisë dhe Industrisë së dy vendeveZëvendësministri Dedaj: Arbëreshet janë krenaria heroike e Arbërisë!Deklaratë e MPJ-së në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian mbi KosovënBashkia e Kukësit nderon Ministrin e Jashtëm Pacolli për kontributin e tij gjatë luftës dhe vizionin për krijimin e Hapësirës së Përbashkët Ekonomike Kombëtare