Na ndiqni në:

Ministri Hyseni rezymon punën e MPJ-së para gazetarëve

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni mbajti sot takimin e fundvitit me gazetarë. Në fjalën e tij para gazetarëve, ministri Hyseni, fillimisht bëri një rezyme të punës së MPJ-së qysh prej themelimit të saj, duke u ndalur në disa prej arritjeve kryesore.

Prishtinë, 29 dhjetor 2008

Konsolidimi i strukturës së brendshme të MPJ-së me rekrutimin e një pjese të mirë të stafit civil, ngritja e infrastrukturës ligjore përmes hartimit të kornizës ligjore me theks të posaçëm te hartimi i dy projektligjeve shumë të rëndësishme për funksionimin e MPJ-së, ngritja e rrjetit diplomatik, përmes hapjes së 10 ambasadave të para të Kosovës në botë, lobimi si prioritet kryesor i punës së kësaj ministrie etj, ishin disa nga arritjet që ministri Hyseni i evidentoi gjatë fjalës së tij para gazetarëve. Duke iu përgjigjur interesit të medieve për procesin e njohjeve, ministri Hyseni paralajmëroi njohje të rëndësishme dhe të shpejta në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Ndërsa foli për prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për vitin e ardhshëm, duke u ndalur te konsolidimi i rrjetit diplomatik, ministri Hyseni paralajmëroi hapjen edhe të së paku dhjetë ambasadave të tjera të Kosovës si dhe të disa konsullatave, të cilat do të ofrojnë shërbime konsullore për shtetasit e Kosovës. Disa nga ambasadat që pritet të hapen gjatë vitit 2009 janë ato në Malin e Zi, Maqedoni, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Çeki, Suedi, Holandë, Kolumbi, Japoni, ndërsa përfaqësi konsullore, parashihet të hapen në Gjermani (Berlin, Frankfurt, Shtutgart), Zvicër (Cyrih, Bern, Gjenevë), Londër, Paris, Romë, Vjenë, Nju -Jork etj.

Ministri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesit e Fondacionit Heritage, vlerësohen arritjet e Kosovës në Indeksin për Liritë EkonomikeKosova vazhdon ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar, anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të FrankofonisëZv/Kryeministri Pacolli në Samitin e Londrës: Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellur rezultate, është koha për Marrëveshje përfundimtareEditorial: A ka një vend tjetër afër Italisë, ku fjala Paqe mund të tingëllojë më fort se Kosova? Nga Behgjet Pacolli, ministër i jashtëm i Kosovës