Na ndiqni në:

Republika e Ugandës njohu pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 17 shkurt 2012 - Republika e Ugandës është shteti i 88-të që e njeh Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

Lajmi për njohjen e Kosovës nga ky shtet është prezantuar nga kabineti i Zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në një konferencë për media, ku është prezantuar edhe letra verbale e njohjes nga Republika e Ugandës.

Uganda shtrihet në Afrikën Lindore dhe kufizohet me Sudanin e Jugut, me Republikën Demokratike të Kongos, Ruandën dhe Tanzaninë dhe ka kryeqytet Kampalan.

Republika e Ugandës ka rreth 32 milionë banorë.

Hoxhaj me delegacionin frankofon: Kosovarët gjithnjë e më të interesuar në gjuhën dhe kulturën frëngeHoxhaj me deputetët belgë, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit Kosovë - Belgjikë Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për zhvillimet e fundit në MaqedoniHoxhaj telefonatë urimi me homologun malazez: Hyrja në NATO garanci për sigurinë në Ballkan