Na ndiqni në:

Mikronezia së shpejti do të marrë vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës

Në vazhdën e përpjekjeve për të siguruar njohje të reja për Kosovën, ministri Hyseni pati një takim tepër të ngrohtë me të ngarkuarin me punë të Mikronezisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, z. Jeem Lippwe.

Nju-Jork, 12 nëntor 2008

Ministri Hyseni njohu të ngarkuarin me punë të Mikronezisë me procesin e njohjes së Kosovës dhe kërkoi nga ai që të përcjellë te qeveria e Mikronezisë rëndësinë e njohjes së Kosovës shtet të pavaruar e sovran edhe nga ky shtet.

Z. Jeem Lippwe ka theksuar se vendi i tij ndjek nga afër zhvillimet në Kosovë, se qeveria e ka të njohur pozicionin e Kosovës dhe se Mikronezia shumë shpejt do të marrë vendimin për njohjen e Kosovës. 

Ministri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe LidosMinistri i Jashtëm Pacolli takon përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, Hyland pranon letrat e urimit nga Presidenti Trump dhe Sekretari TillersonMinistri i Jashtëm Pacolli kërkon mbështetjen e Parlamentit Evropian për vizat, raporton mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të ReformaveZëvendësministri Berisha pjesëmarrës në koncertin ‘Mesha e Paqes’ në Holandë