Na ndiqni në:

U dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFF

Prishtinë, 30 nëntor 2017 - Filmi “Martesa” nga Blerta Zeqiri ëhtë dhënë premierë botërore në festivalin e mirënjohur të kategorisë “A” - PÖFF në Tallinn Black Nights Film Festival.

Filmi u mirëprit dhe pati komente shumë pozitive nga audienca, mediat dhe kritikët. “Martesa’’ flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese, trekëndësh ky problematik dhe një diskutim më i thellë i tabuve të pranishme në plot shoqëri, ku rolet kryesore interpretohen nga: Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Në Tallinn, përkatësisht në festival po qëndrojnë ekipa e ngushtë e filmit, regjisorja Blerta Zeqiri, producenti Keka Kreshnik Berisha, aktorët Alban Ukaj dhe Genc Salihu si dhe drejtori i QKK-së Arben Zharku. Rreth premierës regjisorja Blerta Zeqiri u shpreh: “Jam shumë e lumtur, pasi që filmi u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe e pati një sesion të gjatë dhe shumë të mirë të pyetje-përgjigjeve pas filmit.

Gjithashtu, “Martesa” ishte një prej tre filmave të rekomanduar në mediet estoneze për ditën e djeshme, kështu që presim pjesëmarrje të mirë të publikut edhe në shfaqjen e dytë”. ‘‘Martesa” do të shfaqet edhe datë 3 dhjetor në qytetin Tartu të Estonisë.

Filmi pritet të jepet premierë kosovare në fillim të muajit shkurt të vitit 2018 dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë me producent Keka Kreshnik Berisha dhe koproducent Eno Milkani.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/60312/u-dha-premiera-boterore-e-filmit-martesa-ne-poff/ 

Kosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në PreshevëPesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të BerlinalesVepra e artistit Driton Selmani “mbron” vizitorët e festivalit në AmsterdamPetrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë në Londër