Na ndiqni në:

Ka nisur edicioni i 17-të i Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë

Prishtinë, 22 nëntor 2017 – Në Kosovë ka filluar edicioni i 17-të i Festivalit të Filmit Frankofon. Hapja e këtij festivalit u bë në kinemanë Cineplexx.

Filmi “Jalouse” i David dhe Stéphane Foenkinos, u prezantua nga vetë regjisorët e filmit. Një takim letrar wshtw mbajtur në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës rreth përshtatjes së veprave letrare në kinema nga vëllezërit Foenkinos, të cilët rregullisht bashkëpunojnë në projektet e veprave dhe filmave.

Aktivitetet do të vazhdojnë në kinema dhe me shfaqje çdo mbrëmje në orën 19:00 në Cineplexx prej dates 20 deri më 24 nëntor. Një mbrëmje e kinemasë belge do të mbahet të premten, më 24 nëntor, në ora 19:00, në Aleancën Franceze të Prishtinës, me shfaqjen e filmit “Tokyo Fiancée”.

Festivali do të vazhdojë me 25 dhe 26 nëntor në kinemanë “Jusuf Gervalla” në Pejë, në bashkëpunim me ekipin e festivalit Anibar. Në fund, më 30 nëntor, shfaqja e filmit Tapis Rouge do të mbahet në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti i Filologjisë) për studentët.

Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë, organizohet nga Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/58685/sot-nis-edicioni-i-17-te-i-festivalit-te-filmit-frankofon-ne-kosove/ 

 Artisti Petrit Halilaj do të prezantojë veprat e tij në New YorkKosova ngrihet për nëntë pozita në ranglistën e FIFA-sKosova zë vendin e parë për fotografi, në mesin e 31 shteteve konkuruese në PreshevëU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFF