Na ndiqni në:

Filmi “Memory” i regjisorit nga Kosova sot shfaqet në Festivalin e Virxhinias

Prishtinë, 10 nëntor 2017 – “Memory”, filmi i regjisorit kosovar, Ilirjan Himaj, do të shfaqet sot, të premten, në Festivalin e Filmit në Virxhinia.

Ambasada e Kosovës në Uashington, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka ftuar të gjithë adhuruesit e filmit që të shkojnë në këtë festival dhe të shohin këtë film. “Memory” sjell rrëfimin e plakut Sylë, i cili është i sëmurë me Alzaimer. Ai del nga shtëpia për të blerë një lodër për nipin e tij.

Në përballje me sëmundjen, të ftohtit e dimrit dhe reshjet e borës, ai nuk arrin të kujtojë rrugën e kthimit për në shtëpi. Ky film është jetësuar nga aktorët: Xhevat Qorraj, Igballe Qena, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Besim Ajeti, Agron Krasniqi, Labinot Lajçi, Agron Shala.

Nw hapjen e festivalit “Virginia Film Festival” do të jenë shumë figura botërore, mes te cileve edhe edhe regjisori i madh Spike Lee dhe aktori i nominuar për Oscar dhe Golden Globe, William H.Macy.

 

Elbenita Kajtazi-Halimi impresionon kritikën gjermane me rolin e GretelësU dha premiera botërore e filmit “Martesa” në PÖFF“T’padashtun” shtrin fushatën promovuese për “Oscar” deri në Egjipt“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetash