Na ndiqni në:

Tri animacione nga Kosova i bashkohen rrugëtimit në katër shtete

Prishtinë, 8 nëntor 2017 - Kryeqyteti i Hungarisë është stacioni i parë për dy videoklipe të animuara dhe një tjetër film të shkurtër të animuar nga Kosova.

Universiteti Metropolitan i Budapestit me datën 14 të këtij muaji do të jetë nikoqir i programit me filma të animuar nga Kosova dhe shtetet e Vishegradit - Hungaria, Sllovakia, dhe Polonia. Krahas atyre kosovare, do të jetë edhe nga një film prej këtyre tri shteteve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Krejt kjo vjen si rezultat i një projekti në kuadër të festivalit ndërkombëtar të animacionit “Anibar”.“Kultivimi i kulturës së animacioneve midis Ballkanit Perëndimor dhe Grupit të Vishegradit” është programi i cili u mbajt para dhe gjatë edicionit të sivjetmë të festivalit, me mbështetjen financiare të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit.

Ai do të vazhdojë gjatë muajve në vazhdim me shfaqjen e këtij programi edhe në vendet e tjera partnere të projektit, ku pos Hungarisë përfshihen edhe Kosova, Sllovakia e Polonia. “Dikush fatin e rrotullon”, nga kënga me të njëjtin titull që këndon Elina Duni dhe “Retrovizorja”, filmi i animuar “Seed” (Fara) dhe “Alfabeti ecën vetë”, videoklip i këngës me të njëjtin titull e bendit “Oborri”, janë tri projektet kinematografike të Kosovës që do të shfaqen në këtë program.

Burimi:http://www.koha.net/kulture/55935/tri-animacione-nga-kosova-i-bashkohen-rrugetimit-ne-kater-shtete/

Rockuzinë sjellë Metal United World Wide në Kosovë“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për Kosovën“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.Gallen“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikën