Na ndiqni në:

Shkrimtari grek Dino Koubatis i dedikon libër poetit Ali Podrimja

Prishtinë, 27 tetor 2017 - “Ali Podrimja, in memoriam”, titullohet libri i shkrimtarit grek Dino Koubatis, kushtuar poetit kosovar Ali Podrimja.

Poeti kosovar u bë i njohur në Greqi 35 vite me parë nga poeti i shquar grek Kosta Valeta, që e njohu në një festival poezie ne Itali dhe prezantoi ne Greqi përmes librit “Harta e grisur” tha Dino Koubatis. “E vërteta është se në Greqinë e sotme, ku fatkeqësisht të rinjtë nuk njohin as Solomonë e Pallamanë, dhe as që kanë dëgjuar për Kalvon dhe Ragavinë, nuk është ndonjë çudi e veçantë që të mos njohin shumë poetë të mëdhenj.

Desha të them se edhe unë nuk e njihja Podrimjen. Pas njohjes me të dhe poezinë e tij, e konsideroj po aq të denjë sa poetët më të shquar grek. Podrimja tashmë njihet në Greqi përkrah zërave tragjikë të dhimbjes poetike për lirinë dhe paqen.”, tha shkrimtari grek Koubatis, transmeton Shqiptarja.

Sipas drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, poeti bashkëkohor i Kosovës, Ali Podrimja, u bë i njohur në gjithë botën, duke krijuar shkollën poetike të simboleve dhe mendimit metaforik. Ndërsa emri i Ali Podrimjes është bërë i njohur tashmë në hartën e poezisë më të shquar botërore, vdekja e pahetuar e tij në një festival poezie në Francë më 17 korrik 2012 mbetet ende një mister.

Burimi:http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=213695

“The Times”: Elbenita Kajtazi, fëmija i luftës që këndoi për ta mposhtur frikënKori i Filarmonisë së Kosovës me tri koncerte në Angli“Kosova është kudo” hapi festivalin e letërsisë në St.GallenAktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. Jordan